Flamurtari gjen buzëqeshjen, Vllaznia “zhytet” në shiun vlonjat

0
SHPËRNDAJE

Flamurtari – Vllaznia 2-0

Golat: Greca 19′, Chadadze 42′

Flamurtari: Halili, Idrizaj, Pashaj, Fushtar, Popkadze, Telushi, Lena, Nexhipi (Shehaj 88′), Hoxha, Greca, Chadadze (Buval 77′). Trajner: Stanislav Levi.

Vllaznia: Dragojeviç, Gurishta (Sefa 46′), Haxhiaj, Marku, Krymi (Ahmeti 45+1), Hakaj, Bardulla, Haxhibuliç, Koduh (Sosa 71′), Shtubina, Santiago Martinez. Trajner: Luan Zmijani

Ndeshja fillon e vrullshme për të dyja skuadrat. Por janë vlonjatët që arrinë golin e parë me anë të Grecës. Ndërsa tenton Vllaznia të barazoi, sërish janë vendësit që shënojnë golin e dytë me anë të Chadadze që shënon me kokë brenda zone. Kështu kjo fitore rrit moralin e Flamurtarit dhe zhyt me keq në stres të besuarit e Zmijanit, të cilët janë në fundin e tabelës të pozicionuar me zero pikë.

Pjesa e parë
Flamurtari është më cinik për të kërkuar fitoren e shumëpritur nga të gjithë pasi luan përballë publikut të tij për herë të parë këtë sezon futbollistik pas rikonstruksioneve në stadiumin “Flamurtari”. Tifozët ishin në përkrahje dhe normal që skuadra do të reagonte në mënyrën e duhur në “shtëpinë” e saj. Në krahun tjetër Vllaznia mundohet dhe ka disa raste shënimi, por është e pafuqishme për të kaluar porierin Halilaj. Greca i jep avantazhin vlonjatëve me një të majtë brenda zone. Ndërkohë që mundohen miqtë me Bardullën që lëshon një të majtë potente nga jashtë zone, por Halili bënë mrekullin. Pas një aksioni të insistuar nga e djathta Idrizaj kroson për Chadadze që shënon me kokë një gol të bukur duke dyfishuar shifrat. 2-0 për vendësit dhe trajneri Stanislav Levi nxjerrë të gjithë stresin e tij me një festim në stilin unik. Një shi i rrëmbyer fillon në fundin e pjesës së parë dhe fansët largohen nga shkallët e stadiumit.

Pjesa e dytë
Në këtë fraksion të lojës atmosfera është e ftohtë. Shiu vazhdon të jetë i rrëmbyer dhe fansët kanë abandonuar shkallët e stadiumit. Lojtarët e kanë më të vështirë të shprehen në fushën e blertë. Gjithsesi, Vllaznia kryen zëvëndësime ku hidhet në fushë edhe Jetmir Sefa i marrë në momentet e fundit të merkatos nga Tirana. Përpiqen shkodranët, por vec lojës konfuze, gjejnë edhe një mbrojtje të fortë ku spikat Pashaj dhe Fustar me ndërhyrjet e tyre. Në krahun tjetër kundërsulmon Flamurtari, por terreni është një penges e madhe. Mbase një të tjera kushte atmosferike gjërat do të ishin ndryshe. Por në minutën e 68′ Vllaznia humbet një rast të pastër, Sefa ekzekuton një goditje standarde, grushton portiere vlonjatë, topi mbetet aty, godasin sërish lojtarët shkodran dhe grushton sërish Halilaj duke bërë mrekullinë. Trajneri Zmijani hedh në fushë Sebastian Sozën për të ndryshuar dicka. Mundohen shumë kuqeblutë, por janë të pafuqishëm të tundin rrjetën e Flamurtarit. Ndeshja mbyllet në shifrat 2-0 për Flamurarin, që gjenë fitoren e parë. Dishezë e lirë për skuadrën Vllaznisë, që mbetet zero pikë në tabelën e klasifikimit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.