Flamurtari gjen një sulmues meksikan për të zëvendësuar Alveshin

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja / Flamurtari ka zyrtarizuar deri më tani shtatë afrime, me lojtarë që luajnë në të gjitha pozicionet e fushës, duke nisur nga porta me Nurkoviç, për të vijuar më pas në prapavijë me Bicajn e Siljanovskin.

Për mesfushën është afruar Musta, Useini dhe braziliani Zhufo, ndërsa në sulm Ardit Hoxhaj. Pikërisht reparti i ku luan vlonjati ka nevojë edhe për një tjetër përforcim, pasi Danilo Alvesh nuk dëshiron të kthehet më në Vlorë.

Sipas asaj që shkruan “Panorama Sport”, drejtuesit e Flamurtarit kanë gjetur akordin me një sulmues meksikan, por po presin zhvillime nga braziliani. Gjithçka lidhet me të ardhmen e Alvesh.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU