Flamurtari humb 110 mijë euro por Idrizi vazhdon me ironitë

0
SHPËRNDAJE

Flamurtari ka humbur një tjetër gjyq dhe kjo ka ndodhur ditën e djeshme, kur Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve ka vendosur në lidhje me pretendimet e Argent Halilaj dhe Taulant Kuqit.

Vlonjatët tashmë u detyrohet këtyre futbollistëve 50 mijë euro, por nuk mjafton kaq, pasi të mërkurën një tjetër gjyq do të jetë në FSHF, pasi edhe Hektor Idrizaj dhe Ardit Shehahj kërkojnë pagat e prapambetura, që kapin shifrën e 60 mijë eurove.

Nga ana tjetër klubi i njeh detyrimet ndaj këtyre lojtarëve dhe administratori Idrizi shprehet se lojtarët do shlyhen, por nga ana tjetër nuk i ndal thumbimet.

“Është bërë një seancë gjyqi dhe nuk ka asgjë të keqe. Kemi të njëjtin problem, paga neto dhe paga bruto. Kam një mesazh për të gjithë. Tani në ekip ka vlonjatë që e ndjejnë ekipin. Nuk ka lojtarë të shitur, nuk ka lojtarë skedinash e bastesh. Nuk ka lojtarë që fyejnë qytetin. Ta hedhin në gjyq, është problemi i tyre. Çfarë kanë për të marrë le t’i marrin. Klubi është i detyruar që t’i paguajë një për një”, ka dhënë ndër të tjera në “Panorama Sport” Idrizi.

Sinan Idrizi
Idrizi

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU