Flamurtari humbi 100 mijë euro ndaj Kukësit

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja / Flamurtari mori humbjen e radhës në Kukës, aty ku asnjëherë deri më tani nuk ka marrë pikë, edhe pse dje u përpoq shumë t’ia arrinte qëllimit.

Vlonjatët kishin një premio të majme prej 100 mijë eurosh për fitoren dhe 50 mijë euro nëse barazonin, për në fund u mposhtën me rezultatin minimal 1-0.

Përpjekjet ishin maksimale për të marrë pikë, madje edhe mund të barazonin, pasi loja në pjesën e dytë ishte mjaft e mirë nga Flamurtari, që i kishte mundësitë për të shënuar të paktën golin e barazimit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.