Flamurtari i frikësohet arbitrit

0
SHPËRNDAJE


Superiorja / Flamurtari ka thyer heshtjen për shtyp, teksa me anë të një deklarate të postuar në faqen zyrtare në “Facebook” e konsiderojnë tendencioz vendosjen e Blerim Zirit si arbitër në ndeshjen Flamurtari-Partizani.

Ata arsyetojnë shqetësimin e tyre, pasi kanë disa lojtarë që rrezikojnë nga kartonët, madje nuk janë pak, por 10 lojtarë: Veliu, Shkodra, Danilo Alvesh, Neziraj, Shehaj, Hyseni, Mauricio Leal, Fazliu, Rniç e Dushku.

DEKLARATA E FLAMURTARIT

“Ndiejmë të nevojshme të thyejmë heshtjen për shtyp, pasi u njohëm nga sistemi COMET me gjyqtarët e ndeshjes së sotme kundër Partizanit.

Vlerësojmë tendencioze caktimin e kësaj treshe gjyqtarësh për dy arsye:

1 – Ky gjyqtar ka treguar qartë dhe hapur në ndeshjen e javës së 32-të FK Teuta -Flamurtari FC , gjykimin e tij tendencioz, në dëm të Flamurtari FC.

2 – Z. Ziri është gjyqtar i kolegjiumit të Fushë Krujës , që përfshihet në njësinë administrative Durrës dhe si i tillë, ne dyshojmë se qëllimi kryesor i tij do të jetë, ndihma për rivalët e drejtpërdrejtë , FK Teuta dhe FK Laçi .

Edhe pse FSHF e ka vlerësuar maksimalisht ndeshjen Flamurtari FC vs FK Partizani, duke vendosur gjyqtar linje pas porte , i bëjmë thirrje të marrë masa për të mos lejuar këtë gjyqtar të përfundojë me sukses punën e nisur në Durrës për ndëshkimin me kartonë të verdhë të lojtarëve tanë, duke bërë të mundur mungesën e sigurt të tyre në ndeshjen me rëndësi të jashtëzakonshme të javës së ardhshme, kundër Laçit”, shkruhet në postimin e vlonjatëve.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU