Flamurtari i vë “gypin” Levit!

0
SHPËRNDAJE

 

idriziSkuadra e Flamurtarit, pikërisht administrator Sinan Idrizi, akuzon trajnerin Stanislav Levi në të përditshëm Panorama Sport. Sipas Idrizit, trajneri paska konsumuar alkool në kohën që drejtonte Flamurtarin ndaj dhe kishte braktisur skuadrën si p.sh në ndeshjen ndaj Kukësit.

Cështja tashmë ka shkuar në KAS dhe Flamurtari ka paditur ish-trajnerin e tij për prishje të imazhit të klubit. Madje, Idrizi akuzon edhe për fazën përgatitore në Slloveni, ku sipas tij Levi nuk paska kryer sic duhet fazën përgatitore, por ka shkuar të pushojë me familjen.

Stanislav Levi
Stanislav Levi

Normalisht po i besojmë akuzat e vlonjatëve, por lindin disa pyetje spontante për të sqaruar më mirë situatën:

  1. Duke parë faktin se në verë trajneri nuk kishte shkuar për të stërvitur skuadrën në Slloveni, por për pushime me familjen, përse nuk u mor vendimi menjëherë për shkarkimin e tij?
  2. Cili polic/e trafiku ia vendosi gypin Levit për t’i përcaktuar konsumimin apo jo të alkoolit?
  3. Kur Flamurtari e konstatoi se trajneri konsumonte alkool përse nuk e shkarkoi trajnerin por u pajtua me këtë fakt dhe i dha kohë edhe atij të largohej me zgjedhjen e tij personale dhe jo të klubit?
  4. Perse Flamurtari nuk pranon gabimet e tij në mungesën e pagave për 4-5 muaj?
  5. A ka ndonjë lojtar në skuadër apo pjesëtar të stafit të dalë dëshmitar për të pranuar dicka të tillë?
Stanislav Levi
Stanislav Levi

Më tej, në prononcimin e tij për gazetën Panorama, administratori Idrizi bën të ditur se trajneri Levi ka kërkuar të rikthehet pasi u largua. Por në informacionet tona të sigurta, trajnerit i është propozuar disa herë rikthimi dhe nuk ka pranuar të marrë sërish drejtimin e skuadrës, mbase s’i ka pëlqyer edhe aq alkooli shqiptar…

S'KA KOMENTE

Comments are closed.