Flamurtari,  Idrizi dorëzon kallëzim penal për Dukën në Prokurori

0
SHPËRNDAJE

Pak minuta më parë, administratori i klubit “Flamurtari”, Sinan Idrizi, ka dorëzuar në Prokurori një kallëzim penal për kreun e FSHF-së, Armand Duka, për shkak të shoqatave fantazmë të paregjistruara në Gjykatë.

“Kemi bërë një kallëzim penal për shoqatat e paligjshme, pas njoftimit në media për një situatë të tillë. Janë 12 shoqata të paregjistruara, janë të të parit të FSHF-së. Tani fjalën e ka Prokuroria. Ky është hapi i parë, ka të tjerë në vazhdim. Flasim për një futboll të pastër, që nuk ka administratë të pastër”, – tha Idrizi pas kallëzimit të bërë në Prokurori.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.