Flamurtari/ Idrizi: Kjo ndodhte vetëm në komunizëm

0
SHPËRNDAJE

Kur i është komunikuar dënimi i radhës nga Komisioni i Disiplinës, administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, ka qeshur me të madhe. Ka qeshur, sepse javën e tetë e priste “pushim”, ngaqë Flamurtari luajti në kryeqytet me Partizanin dhe nuk pati asgjë për t’u marrë si argument për gjobë.

Por sjellja e gabuar e tifozëve të Flamurtarit duket se ka mbetur “takuar”. Numri 1 i klubit vlonjat, duke iu referuar vendimit të fundit të Disiplinës, për shtypin sportiv është shprehur: “Në Shqipëri tani kemi një “zonë të ndaluar”. Stadiumit tonë i kanë vënë telat me gjemba. Unë thjesht kam qenë i drejtpërdrejtë dhe nuk mundet që kapriçot e një personi të dënojnë një qytet të tërë.

Me sa duket, “Big Brother” vëzhgon vetëm Flamurtarin. Në komunizëm dënoheshin njerëzit për agjitacion e prapagandë, tani ndodh kjo. Vlora jeton me sportin dhe Flamurtari po ringrihet, por po i mbyllin dyert”, – tha Idrizi mes të tjerash.

Flamurtari u dënua me 2 milionë lekë gjobë pas ndeshjes me Partizanin, edhe pse në stadium nuk ishin më shumë se 30 tifozë vlonjatë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.