Flamurtari, Ilir Berisha dhe Donjet Shkodra, jashtë edhe këtë javë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Flamurtari do të vazhdojë të luajë edhe këtë javë pa dy nga lojtarët e tij të rëndësishëm, kosovarët Ilir Berisha dhe Donjet Shkodra.

Mesfushori, pas shumë kohësh, ka nisur stërvitjen, por me Teutën nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit të ri, Shpëtim Duro. Me shumë gjasa do të luajë javën e ardhshme.

E njëjta situatë edhe për mbrojtësin Berisha, i cili i mungon skuadrës vlonjate prej disa javësh. Edhe ai nuk ia del për ndeshjen me Teutën. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.