Flamurtari ka ende për të shfryrë

0
SHPËRNDAJE

Deklarata e Flamurtarit ne Facebook

Vetëm dy ditë nga ndeshja e radhës në kampionat,dhe momentet kur tashmë janë percaktuar ose është drejt përfundimit procesi i përzgjedhjes së arbitrave, Flamurtari F.C kërkon që të mos ketë ndikime,apo përzgjedhje të gjyqtarëve sipas dëshirës dhe preferencave të klubeve.

Referuar edhe ngjarjeve të shumta,kur nga klube të ndryshme,në prag të ndeshjeve zyrtarë të kampionatit,ka patur deri edhe telefonata për të patur një treshe gjyqtarësh në ndeshjet e tyre,apo dhe për të kontestuar një treshe tjetër gjyqtarësh,Flamurtari kërkon me forcë që një skenar i tillë të mos persëritet.

Quhet skenar pasi me vendime të tilla,në shumë raste kemi të bëjmë me paravendosje të rezultateve të ndeshjeve,apo influencim të rezultatit të tyre ,nga vetë gjyqtarët që preferohen në ndeshjet e klubeve të ndryshme,apo edhe nga ata gjyqtarë që kontestohen.

Raste të tilla të evidentuara ka patur në shumë javë kampionat dhe janë kthyer në një shqetësim real,jo vetëm për Flamurtarin,por edhe shumë klube të tjera.

Gjatë gjithë javës Flamurtari F.C ka sjell në vëmendjen e të gjithë opinionit ,por njëkohesishtë dhe të FSHF-së ,raste të shumta ,madje të persëritura,që kanë ndikuar në rezultatin e një ndeshje futbolli,raste këto të ndikuara nga vetë gjyqtarët,me dëshirën e tyre,apo të urdhëruar nga të tretë. Qëllimi për të ndëshkuar një skuadër dhe ndihmuar një tjetër,me vendime për të cilat kemi të drejtën tonë të mendojmë se kanë qënë të paragjykuara dhe të paramenduara nga këta të fundit.

Flamurtari ka sjëll gjatë gjithë javës fakte të pakundërshtueshme,të shoqeruara edhe me pamje filmike ,ndaj është i vetdijshëm dhe fuqiplotë kur kërkon paanshmëri dhe mosndikim të gjyqtarëve për përcaktimin,pa zbritur në fushë të rezultatit të një ndeshje.

Në momentin kur kampionati ka hyrë në një fazë shumë delikate,Flamurtari F.C kërkon që gjyqtarët të jenë të përgjegjëshëm për vendimet e tyre në fushë,gjatë zhvillimit të një ndeshje dhe të mos influencojnë me vendimet e tyre.
Vendime që në shumë raste kanë qënë plotësisht tendecioze ndaj Flamurtarit dhe kanë ndikuar drejtpërdrejtë në ecurinë e tij gjatë këtij kampionati.

Presim që situata të tilla të mos ripërsëriten,pasi në rast të kundërt kemi plotësisht të drejtë të besojmë se ndaj Flamurtari F.C po veprohet me vetëdije dhe tendencë për ta dënuar,në ecurinë dhe arritjen e objektivave tona në këtë moment të kampionatit.

Rastet e sjella deri më tani na kanë dhënë të drejtë,për ndikime të shumta në ndeshjet e Flamurtarit,ndaj presim që gjyqtarët të jenë të paanshëm dhe të drejtë në vendimet e tyre.
Rezultatin ta vendos fusha,jo xhaketet e zeza,por edhe persona të tjerë që ndikojnë drejtpërdrejtë ndaj tyre.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.