Flamurtari ka gati edhe 5 afrime

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja / Flamurtari ka bërë nëntë afrime deri më tani, por asgjë nuk ka mbaruar dhe klubi po punon për të bërë edhe të tjera lëvizje në merkato.

Rexhinaldos dhe Hasanit u është bërë oferta, por ende nuk ka një përgjigje prej tyre dhe në Vlorë i presin. Nuk janë vetëm këta të dy, por edhe dyshja e Tiranës Karabeci Daja.

Ky i fundit mund të ketë më shumë shanse nëse Tirana e lë të lirë, ndërsa kapiteni i bardhebluve në daljet mediatike është shprehur se dëshira e tij është të qëndrojë në kryeqytet, edhe pse sezonin e ardhshëm mund të luajë në Kategorinë e Parë.

Një tjetër emër për vlonjatët është sulmuesi anësor Kristal Abazaj, i shumëkërkuar nga ekipe të ndryshme, por që zor se do të lëvizë nga Luftëtari, ku ka një kontratë afatgjatë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU