Flamurtari/ Kapiten do bëhet “vlonjati” i vetëm

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Çdo verë Flamurtari transformohet, duke bërë ndryshime thelbësore në grupin e lojtarëve. Administratori Sinan Idrizi i la çelësat” në dorë trajnerit Shpëtim Duro dhe ai ka bërë gjithë lëvizjet në merkato aktualisht, në hyrje dhe në dalje.

Këtë verë bie në sy largimi i shumë vlonjatëve nga Flamurtari, aq sa ata që kanë mbetur numërohen me gishtat e njërës dorë. Ky fakt ngriti edhe dilemën e shiritit të kapitenit, që detyrimisht do të kalojë në krahun e mbrojtësit Franc Veliu, “senatorit” të vetëm të mbetur te Flamurtari, pas largimit të Telushit, Zeqirit, Kuqit, Halilajt, Ardit Shehajt e të tjerëve. Pjesa më e madhe e titullarëve kuqezinj janë të huaj apo nga qytetete të tjera të vendit, ndaj dhe zgjedhja për shiritin është një e vetme.

Në një moment u duk se tifozëria vlonjate e kontestoi faktin që Veliu të ishte kapiten, por gjithçka është sheshuar dhe trajneri Duro pritet ta gradojë zyrtarisht futbollistin, i cili rinovoi pak ditë më parë kontratën me klubin.

Flamurtari ndodhet aktualisht në Mavrovë të Maqedonisë, ku po zhvillon fazën përgatitore dhe do të luajë edhe disa ndeshje miqësore.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU