Flamurtari kërkon të bëjë vlonjat Sukajn

0
SHPËRNDAJE

Sukaj-gol11Superiorja – Shkodrani Xhevahir Sukaj pas përfundimit të aventurës në Iran me skuadrën e Sepahanit, duke se me shumë mundësi do të rikthehet të luajë në Shqipëri. Kësaj here nuk bëhet fjalë për Vllazninë e zemrës së tij, por për ekipin e Flamurtarit, i cili i ka ofruar një shumë të majme shkodranit.

Madje ka zëra që do të bëhet edhe kapiten i kuqezinjve. Presidenti Sinan Idrizi kërkon të fuqizojë ekipin e tij pas afrimit të trajnerit Stanislav Levy.

Me afrimin e Sukajt, merkato vlonjate do të ngrohej deri diku, pasi nuk ka ende zyrtarizime. Sukaj është shumë pranë firmës me vlonjatët. Le të shohim si do të rrjedhin ngjarjet deri në fundin e merkatos verore, e cila duket shumë e nxehtë në ditët e para të saj.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.