Flamurtari, kthehen Berisha dhe Fazliu ndaj Teutës

0
SHPËRNDAJE

15123120_1263947657014087_5491414668085815141_oFlamurtari po përgatitet për ndeshjen me Teutën që luhet nesër, ku do të kërkojë vetëm fitoren përballë durrsakëve, në të cilën trajneri Mezani do të ketë në dispozicion edhe dy lojtarët të rëndësishëm në dispozicion.

Në këtë takim, pritet rikthimi i mbrojtësit Ilir Berisha dhe Astrit Fazliu, të cilët e kanë kaluar tashmë dëmtimin dhe pritet të jenë të projektuar në 11-shen titullare. Për ndeshjen e nesërme do të mungojnë Hair Zeqiri, për shkak se ka plotësuar numrin e kartonëve dhe portieri Argjent Halili që pësoi një tërheqje në takimin me Vllazninë.

Sa i takon lëvizjeve në merkato, nuk do të ketë asnjë largim në muajin dhjetor. Të gjithë lojtarët presin të mbyllet faza e dytë, të cilën ata kërkojnë ta shfrytëzojnë edhe për vete, në mënyrë që të kenë formën e duhur në janar, nëse nuk zgjidhet çështja e pagave dhe detyrohen të largohen. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.