Flamurtari-Laçi, informacione rreth sfidës

0
SHPËRNDAJE

Formacionet e mundshme

Flamurtari: Halili, Idrizaj, Fustar, Trap, Popkhadze, Telushi, Kuqi, Greca, Nexhipi, Hoxha, Shehaj;
Trajner: Stanislav Levi?

Laçi: Vujadinoviç, Doku, Sheta, Bulajn, Cela, Meto, Mustafa, Gocaj, Sefgjini, Mitraj, Xhejms;
Trajner: Armando Cungu

flamurtari vs partizani

Ndeshja e orës 16:00 midis Flamurtarit dhe Laçit do të zhvillohet në stadiumin e qytetit të Peqinit, kjo për vetë faktin se stadiumi i Vlorës nuk është ende gati. Por në këtë sfidë vlonjatët do të kenë një mungesë të madhe, atë të trajnerit Stanislav Levi, i cili prej 2 ditësh gjendet në regjim shtrati dhe në kujdesin e mjekëve në Vlorë në shtëpinë e tij si pasojë e gjendjes jo të mirë shëndetësore. Sipas informacioneve, trajneri mund të marrë detyrën e tij vetëm pas 2-3 ditëve regjim shtrati dhe kura intensive mjekësore.
Për sa i takon sfidës, Zeqiri do ta nis nga minuta e parë, përkrah Telushit në mesufshë. Ndërkohë që sulmi në mungesë të Mario Morinës, i cili ndodhet në Itali për dasmën e motrës së tij, pritet të përbëhet nga Tskahadze edhe pse ky i fundit me performancën e tij në “Qemal Stafa” ndaj Partizanit la për të dëshiruar. Trapp do të pozicionohet në qendër të mbrojtjet pas ndëshkimit me karton të kuq të Pashajt ndaj “Demave”. Idrizaj dhe Popkhadze do të mbulojnë krahët e mbrojtjes, ndërsa tresha pas shpinës së sulmit do të jenë Maxhuni nga e djathta, Nexhipi pas shpinës së Tskahadze dhe Hoxha nga e majta.

Ekipi i Laçit, fitues i Kupës së Shqipërsë 2014-15
Ekipi i Laçit, fitues i Kupës së Shqipërsë 2014-15

Laçi dhe Armando Cungu buzëqeshin për rikthimin e Vujadinoviç në kuadratin e kurbinasve, ndërkohë që formacioni në pjesën tjetër ndryshon shumë pak, pasi vetëm kapiteni Emiljano Veliaj nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit pas kartonit të kuq të marrë në Krujë ndaj Tiranës javën e kaluar. Me një mbrojtje të fortë dhe kujdesshme, një mesfushë e ngjeshur, luftarake dhe shumë energjike, por edhe me sulmin të shpejtë dhe dinakë të përbërë nga dyshja Mitraj-Xhejms, bardhezinjtë pritet të kërkojnë fitoren e parë pas 2 barazime në start të kampionatit ndaj Partizanit dhe Tiranës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.