Flamurtari-Laçi luhet në Peqin. Mario Morina në dyshim

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Stadiumi i Vlorës ende nuk është gati për ndeshjen e rradhës, dhe ekipi i Flamurtarit do të detyrohet të “emigrojë” sërisht edhe në javën e tretë të Superligës. Ndeshja ndaj ekipit të Laçit do të zhvillohet sërisht në një fushë asnjëanëse. Drejtuesit e klubit vlonjat e kanë transferuar ndeshjen në stadiumin e qytetit të Peqinit. Kjo është ndeshje mjaft e rëndësishme për ekipin e Flamurtarit, pasi kërkon të marrë fitoren e parë pas dy humbjesh. Ndeshja do të zhvillohet ditën e dielë në orën 14:00.

Mario Morina
Mario Morina

Ndërkohë që për trajneri Levi pritet të ketë edhe një mungesë kryesore në këtë përballje. Sulmuesi Mario Morina nuk dihet ende nëse do të jetë pjesë e ekipit për ndeshjen ndaj Laçit. Burime pranë sajtit tonë bëjnë të ditur se sulmuesi ka një gëzim familjar, dhe për këtë shkak ai pritet të mungojë në këtë sfidë sa delikate, aq edhe të rëndësishme për ekipij vlonjat. Gjithsesi mungesa apo aktivizimi i tij për ndeshjen ndaj Laçit ende nuk është konfirmuar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.