Flamurtari-Malota, rinisin kontaktet

0
SHPËRNDAJE

image185Superiorja/ Dëmtimi i Debatik Currit i cili do të mungojë për një kohë të gjatë, ka bërë që ekipi i Flamurtarit të futet në merkato për një mbrojtës. Duket se klubi ka rifilluar kontaktet me mbrojtësin Renato Malota. Prej kohësh mbrojtësi ka qënë një prej objektivave të ekipit kuqezi, por tashmë nevoja për një qëndërmbrojtës e shtyn Flamurtarin që të kërkojë me ngulm mbrojtësin lezhjan në ekip. Malota tani është ende pjesë e Kukësit edhe pse kontrata i ka mbaruar, por shkak për këtë gjë është bërë një klauzolë në kontratë. Tashmë pritet që bisedimet të avancojnë, teksa mbrojtësi është edhe një objektiv i Partizanit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.