Flamurtari mbyll sot fazën përgatitore

0
SHPËRNDAJE

imageSuperiorja/ Ekipi i Flamurtarit mbyll sot fazën përgatitore të cilën po e zhvillon në kampin e Pohorjes në Slloveni. Ekipi i drejtuar nga Stanislav Levi qëndron në tokën sllovene prej 11 ditësh, teksa ka shfaqur sinjale pozitive gjatë qëndrimit atje. Sot në orën 17:00 skuadra do të ketë edhe testin e fundit brënda grupit. Ekipi vlonjat duket në një formë të mirë, dhe duket se tashmë është gati për fillimin e kampionatit. Flamurtari do të kthehet ditën e nesërme në Vlorë ku do të vazhdojë përgatitjen, deri në startin e sezonit të ri.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.