Flamurtari motivon lojtarët, u jep rroga paradhënie

0
SHPËRNDAJE
Loading...

imageSuperiorja/ Drejtuesit e Flamurtarit i kanë idetë e qarta se në këtë sezon duhet të jenë patjetër një ekip pretendent. Për të motivuar lojtarët e ekipit vlonjat, bordi supervizor i skuadrës kuqezi ka marrë një vendim që deri më tani nuk është parë në asnjë ekip tjetër. Ata kanë vendosur që lojtarët dhe stafi tekniktë parapaguhen me pesë rroga mujore nga gushti në dhjetor, dhe kjo gjë është bërë për të motivuar akoma më shumë lojtarët në prag të sezonit të ri të Superligës. Kjo gjë është bërë publike në faqen zyrtare të Flamurtarit në rrjetin social “Facebook”. Ky është një veprim i pa dëgjuar ndonjëherë më parë në futbollin shqiptar, teksa duket se drejtuesit vlonjatë kërkojnë me patjetër të jenë protagonistë këtë sezon.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.