Flamurtari mposht Al Jazeeran në miqësore

0
SHPËRNDAJE

imageSuperiorja/ Flamurtari vazhdon me fitore në fazën përgatitore që po zhvillon në Slloveni. Ekipi i drejtuar nga Stanislav Levi ka triumfuar përballë ekipit të Al Jazeera me rezultatin 1-0, por ndeshja u zhvillua në Austri. Goli i vetëm i takimit u shënua nga mesfushori Yll Hoxha në minutën e 70′, i cili shënoi edhe golin e tij të parë me fanellen kuqezi. Ka qënë një ndeshje mjaft e fortë, gjë të cilën e tregon edhe rezultati përfundimtar, por ekipi vlonjat ka aktivizuar thuajse të gjithë lojtarët që ka patur në dispozicion. Flamurtari do të vazhdojë të qëndrojë edhe për disa ditë në Slloveni për fazën përgatitore, dhe më pas do të kthehet sërisht në Shqipëri për të qënë gati për startin e sezonit të ri.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.