Flamurtari mposht Apoloninë përpara sfidës me Skënderbeun

0
SHPËRNDAJE

Ka përfunduar me fitoren 1-2 të Flamurtarit ndeshja miqësore me Apoloninë, që është zhvilluar në Fier. Dy skuadrat fqinje kanë shfrytëzuar ndërprerjen e kampionatit për këtë këtë ndeshje testuese, që më shumë i ka shërbyer trajneri të vlonjatëve, Shpëtim Duros, i cili po mendon për sfidën me Skënderbeun në kampionat.

Sulmi i Flamurtarit është dukur në një formë shumë të mirë, teksa kanë shënuar ndaj Apolonisë kapiteni Bushiç dhe Ardit Hoxhaj. Një sinjal i mirë ky për stafin teknik para takimit të javës së 10-të në kampionat, që luhet të enjten në stadiumin e Vlorës.

 

Apolonia-Flamurtari 1-2

Shenues : Krasniqi/ Bushiç, Hoxhaj
Formacioni i Flamurtarit: Nurkoviç, Siljanovski, Bicaj, Jakovljeviç, Musta, Sidibe, Useini, Zhufo, Kamara, Bushiç dhe  Hoxhaj. U aktivizuan edhe Sali, Maze, Tushi, Pollozhani, Tungara, Liçaj, Hyseni, Neziraj dhe Mersini.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU