Flamurtari ndëshkon lojtarët e vet

0
SHPËRNDAJE

Ardit Shehaj duke festuar një gol me Flamurtarin
Flamurtari pas një goli

Barazimi në shtëpi me Tërbunin e Pukës duket se nuk është kapërdirë dot as nga drejtuesit e lartë të Flamurtarit të cilët e ndjejnë gjithnjë e më tepër rrezikun që u kanoset nga rënia një kategori më poshtë. Dhe si për tu justifikuar se nuk po rrinë duarkryq kanë vendosur tu mbajnë të gjithë futbollistëve 10% nga pagat me motivacionin për mungesë impenjimi nga disa prej tyre.

Natyrshëm lind pyetja: nëse janë disa prej tyre, pse një ndëshkim kolektiv? Dhe akoma më tej, a do të kenë efektin e pritshëm këto masa apo do t’u kthehen në bumerang duke e ri-zhytur ekipin në krizë? Mbetet për tu parë por mënyra e menaxhimit nga drejtuesit e klubit që ka shpenzuar shuma marramendëse në merkaton e fundit nuk duket bindëse. Qofshim të gabuar!

S'KA KOMENTE

Comments are closed.