Flamurtari në “gjyq” me ish-lojtarët

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja/ Pas zhvillimeve të mira në këtë merkato, duket se për Flamurtarin do të ketë edhe ditë të vështira. Klubi vlonjat tashmë duhet përballet në Dhomën së Zgjidhjeve të Konflikteve në FSHF me 4 ish lojtarët e saj, Franc Veliu, Polizoi Arbri, Erjon Vucaj si edhe Arsid Kruja.
image
Të katër ish-futbollistë e klubit vlonjat janë drejtuar zyrtarisht në DHZK, ku kërkojnë që të ndërhyjë dhe të japë drejtësi, në konfliktin që ata kanë me klubin e Flamurtarit për mos dhënien e pagave të tyre.

Ish-kapiteni Franc Veliu, mbrojtësi Polizoi Arbëri, mesfushori Erion Vucaj dhe sulmuesi Arsid Kruja, pretendojnë se megjithë përpjekjet dhe kërkesat e vazhdueshme për likuidimin e tyre financiar, klubi vlonjat nuk ka reaguar, duke mos bërë asnjë lëvizje në këtë drejtim.

Ish-kapiteni Veliu pretendon edhe një shumë prej 45 mijë euro dëmshpërblim për prishje të kontratës në mënyrë të njëanshme, kërkesë të cilën ia ka dërguar me shkrim klubit Flamurtarit, të cilët ende nuk i kanë kthyer as edhe një përgjigje.

Në mungesë të një zgjidhje konsesuale me drejtuesit vlonjatë, katër ish-futbollistët e skuadrës kuqezi tani i janë drejtuar Dhomës së Zgjidhjes së Konfliketeve me kërkesën për të dhënë drejtësi dhe detyruar klubin e Flamurtarit, t’u paguajë pagat e prapambetura të pretenduara prej tyre.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.