Flamurtari në pikiatë, Idrizi: Nuk paguaj asnjë detyrim

0
SHPËRNDAJE

10474734_867571316587121_7405573545353129735_nSinan Idrizi vijon me kokëfortësinë e tij për të mos paguar detyrimet që ka ndaj ish-lojtarëve dhe trajnerëve. Përplasja e Flamurtarit me FSHF arriti këtë të hënë në një tjetër pikë kulmore. Afati i lënë për pagesën ndaj ish-trajnerit Ernest Gjoka skadoi dje, ndërsa nga skuadra vlonjate askush nuk ka ndërmend të marrë përsipër diçka për këtë çështje.

Pak ditë më parë, skuadrës së Flamurtarit i janë hequr 6 pikë për mospagim të detyrimeve ndaj Veliut, Arbrit dhe Sakajt, ndërkohë që e njëjta masë pritet të merret në mbledhjen e ardhshme të Komisionit të Disiplinës, nëse asgjë nuk do të lëvizë në drejtim të zgjidhjes së ngërçit të kontratave, te të cilat bazohet FSHF nga njëra anë, e nga ana tjetër, administratori i klubit të Flamurtarit, Sinan Idrizi nuk i njeh.

Këtë rradhë Idrizi është kapur sërish me ish-trajnerin Ernest Gjoka, teksa ka akuzuar se ai ka patur një kontratë fiktive dhe se nuk do t’a paguajë.

“Federata ka një kontratë, mesa di unë, të zotit Gjika. Ndërkohë që në zyrën time është një kontratë krejt tjetër. Unë, kontratën antiligjore dhe individuale që zoti Gjoka ka bërë me zotin Gjika para se unë të merrja Flamurtarin, nuk e njoh dhe nuk e paguaj. Kanë pasur mënyra financimi duke paguar ekipin e Flamurtanit jashtë buxhetit, në mënyrat e tij, ka pasur trashëgimi nga diku si duket, i ka përdorur për këto. Në rastin konkret, marr përsipër të paguaj. Le t’i lejë komentet, të paguajë”, tha Sinan Idrizi, administrator i klubit Flamurtari.

Ndërkohë, Flamurtari është e vetmja skuadër e cila figuron me borxhe në FSHF. Veç padive të njohura deri më tani, për të cilat ka filluar edhe zbatimi i masave ndëshkimore, shumë shpejt ndaj ekipit të Vlorës po përgatiten dy padi të reja, ajo e mesfushorëve Erjon Vucaj dhe Arsid Kruja.

Një histori që po vazhdon pambarimisht, aq sa edhe rregullorja e FSHF nuk e ka të parashikuar se çfarë mund të ndodhë. Gjithsesi, nga sot Flamurtarit mund t’i hiqen edhe 6 pikë të tjera, që do të thotë t’i hiqen edhe ato 6 të mbetura pas penalizimit të parë. Më poshtë, është edhe deklarata për shtyp e klubit të Flamurtarit. /minuta90.com/

sinan-idrizi-dhe-ernest-gjoka

S'KA KOMENTE

Comments are closed.