Flamurtari në sulm për Nexhipin dhe Malotën

0
SHPËRNDAJE
Loading...

1385066_10204606582619670_7118723155796427468_n
Nderim Nexhipi – Partizani

Zhgënjimi i vjetshëm i Flamurtarit ende djeg dhe drejtuesit po mundohen të bëjnë ç’është e mundur të afrojnë në skuadër emra të rëndësishëm për të synuar trofe ose më e pakta për të siguruar një vend në kupat europiane të vitit të ardhshëm.

Për këtë po punohet fort duke afruar disa lojtarë cilësorë por vlonjatët tani po mundohen të përfitojnë edhe nga krisja e marrëdhënieve të kapitenit Nderim Nexhipi me trajnerin e Partizanit për të përfituar shërbimet e shqiptarit nga Shkupi që njëherë e njëkohë ka veshur edhe fanellat e ekipeve gjermane si Hertha dhe Wolfsburg.

Jo vetëm kaq. Sipas të përditshmes Panorama, përveç Nexhipit Flamurtari synon edhe Renato Malotën, madje bëhet e ditur se ky i fundit ka rënë dakord për një lëvizje drejt kuqezinjve, gjë që do ta përforconte shumë ekipin e Flamurtarit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.