Flamurtari nuk është i qetë sa duket!

0
SHPËRNDAJE

FlamurtariSkuadra e Flamurtarit vazhdon përgatitjet serioze për ndeshjen e rradhës në kampionat e cila po merr rëndësi të vecantë për vetë pozicionin që kanë dy skuadrat respektive në tabelën e klasifikimit. Kur vlonjatët duken të qetë përpara kësaj sfide, duket se brenda grupit dicka nuk e pengon që ujërat të jenë të qeta. Kur po futemi në 2 javët e fundit të kampionat dhe mbijeton apo jo Flamurtari, lojtarët do të udhëtojnë drejtë shtëpive të tyre, ndryshe nga cfarë është përfolur në media, pagesat financiare nuk janë marrë plotësisht në kohë nga lojtarët.

Flamurtari në stërvitje
Flamurtari në stërvitje

Dikur prej tyre ka 3 dhe dikush 4 rroga të pa marra në këto momente dhe kur ka vetëm dy javë kohë lojtarët kanë nisur të përshpëritin me njëri-tjetrin për këtë arsye dhe në mendjen e tyre s’janë të qetë. Flamutari gjithnjë është shfaqur përpar mediave se e ka mbyllur problemin financiar me lojtarët, por ky është realiteti, edhe pse lojtarët s’pranojnë të dalin haptazi duke ruajtur balancat me klubin e tyre dhe duke pritur me shpresën se do të paguhen për hakun e djersës së tyre.

Laci-FlamurtariNdërkohë që përplajset ndaj lojtarëve të huaj kanë ardhur jo vetëm si pasojë e rasteve të humbura përpara portës kundërshtare në ndeshjen ndaj Kukësit, ku në fundin e saj ishte kapiteni Telushi që lëshoi akuza ndaj lojtarëve të huaj, por xhelozia qendron në faktin se disa nga lojtarët  e huaj janë paguar me shifra të cmendura rreth 30 mijë euro KESH në momentin e firmës ndaj dhe kanë ngjallur xhelozi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.