Flamurtari nuk kursehet ndaj Orikumit

0
SHPËRNDAJE

Çast nga ndeshje Flamurtari-Orikumi
Çast nga ndeshja Flamurtari-Orikumi
Superiorja/

Flamurtari – Orikumi 4-0

Golat: Shehaj x3, Nexhipi

Ekipi i Flamurtarit ka shfrytëzuar ndërprerjen e kampionatit për të zhvilluar një ndeshje miqësore ndaj ekipit të Orikumit. Trajneri çek, Stanislav Levi kërkon që të harmonizojë akoma më shumë grupinne lojtarëve. Ky takim ka përfunduar me fitoren e vlonjatëve të drejtuar nga Levi me rezultatin 4-0. Golat për kuqezinjtë u shënuan nga sulmuesi Ardit Shehaj që realizoi një tregolësh, dhe Nderim Nexhipi që shënoi nga pika e bardhë. Takimi u dominua krejtësisht nga Flamurtari, teksa Orikumi ishte i pafuqishëm për t’i bërë ballë. Në këtë takim ra në sy eshe forma e mirë e sulmuesit Mario Morina, që asistoi në tre golat e shënuar nga Shehaj dhe fitoi penalltinë që ktheu në gol Nexhipi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.