Flamurtari nuk lejon largimin e Argjend Gafurit

0
SHPËRNDAJE

Argjend Gafuri ishte një nga katër blerjet e Flamurtarit në merkaton e dimrit. Një lojtar i njohur nga trajneri Duro gjatë kohës që ka punuar në Maqedoni dhe që u konsiderua një përforcim me vlera për ekipin vlonjat.

or situata mori një rrjetë të papritur para ndeshjes me Partizanin, kur Gafuri u kërkoi largimin drejtuesve të Flamurtarit, pas një problem familjar.

Burime  pranë klubit kuqezi bëjnë me dije se nuk do ta lejojnë Gafurin të largohet, pasi ai ka firmosur me ta një kontratë pak kohë më parë dhe ikja e tij në këtë moment prish punë, duke qenë se nuk ka kohë për të bërë lëvizje tjetër në merkato.

Një çështje e pakuptimitë në klubin vlonjat në fakt, që askush nuk e priste dhe që për më tepër lidhet me një futbollist, i cili nuk ka luajur asnjë minutë në ndeshjet zyrtare.

Gafuri

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU