Flamurtari pa kapitenin!

0
SHPËRNDAJE

Bruno Telushi

Skuadra e Flamurtarit ka zhvilluar një ndeshje të mirë ndaj Partizanit. Një nga lojtarët më të spikatur të formacionit të Mezanit, padyshim ishte kapiteni Bruno Telushi, i cili e lojën e tij tregoi se mbetet një nga pikat më të forta të këtij Flamurtari. Për më tepër edhe gjuajtjet nga jashtë zone, specialitet i kapitenit kuqezi, janë një nga armët më të forta dhe një rrezik konstant për cdo kundërshtar. Por këtë ndeshje ndaj Lacit, kapiteni do të mungojë si pasojë e kartonit të verdhë që mori ndaj Partizanit. Ndaj Lacit skuadra e Mezanit është pa kapitenin e saj. Shiriti pritet të kaloj në krahun e mbrojtësit Franc Veliu.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.