Flamurtari përgënjeshtron largimin e Busiç

0
SHPËRNDAJE

15078986_1252696011472585_5818431321976475745_n

Pas lajmit se Tomislav Busiç ka kërkuar largimin nga Flamurtari, drejtuesit e skuadrës vlonjate kanë reaguar në lidhje me këtë lajm. U fol se lojtari ka kërkuar largimin nga klubi vlonjat për pagat e pamarra, por jo se ishte larguar nga Vlora.

Busiç kishte vënë një ultimatum në lidhje me pagat e tij, teksa është shprehur se ka katër muaj pa u paguar, ndërsa ka pohur se do të shkojë në FIFA në lidhje me këtë çështje. Përmes një postimi në faqen zyrtare të Flamurtarit, është përgënjeshtruar edhe largimi i Bushiç.

Sulmuesi është stërvitur rregullisht me skuadrën ditën e sotme, por situata mes palëve ende është e paqartë. Në orët në vijim, minuta90.com do t’iu informojë me disa informacione të sakta, në lidhje me çështjet e fundit që po ndodhin në klubin e Flamurtarit. /minuta90.com/

tomislav-busic

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.