Flamurtari pret Afrim Takun

0
SHPËRNDAJE
Loading...

imageSuperiorja/ Flamurtari e nisi disi lehtë punën e merkatos, por tashmë klubi vlonjat është ekipi që ka kryer më shumë transferime se kushdo tjetër në Superligë. Pasi arriti edhe akordin me Dorian Kërçikun, tashmë kuqezinjtë duket se janë në pritje edhe të një tjetër lojtari bardheblu. Bëhet fjalë për mesfushorin Afrim Taku, i cili duket kë pranë se kurrë transferimit tek Flamurtari. Drejtuesit kuqezinj mësohet se kanë arritur akordin me lojtarin, dhe pritet që mesfushori i Tiranës të bashkohet me ta në stërvitje ditën e nesërme, kur edhe ekipi vlonjat do të kthehet nga faza përgatitpre. Me këtë afrim tashmë trajneri Levi blindon përfundimisht edhe mesfushën.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.