Flamurtari rrezikon rënien, ja si ndryshon renditja

0
SHPËRNDAJE

14956596_1244733372268849_1103037055188643518_n

Rasti Flamurtari, që sot u penalizua me 6 pikë më pak në tabelën e renditjes por që pas 12 ditësh rrezikon të rrëzohet një kategori më poshtë mund të dëmtojë, jo vetëm një klub të madh të futbollit shqiptar por gjithashtu mund të ndryshojë dhe renditjen e skuadrave në klasifikim.

Nëse vlonjatët nuk do të arrijnë të shlyejnë detyrimet deri me datë 22 nëntor, rënia e tyre një kategori më poshtë do të sillte automatikisht dhe zerimin e të gjitha pikëve që ekipet kanë marrë deri në këto momente ndaj vlonjatëve duke bërë që të përfitonin klubet të cilat kanë dalur të humbura me vlonjatët në këto javë ose që kanë barazuar.

Kështu, Kukësi që ka barazuar 1-1 me Flamurtarin, do të ishte kryesues i vetëm i Superiores me 19 pikë pasi do t’i zbritej vetëm një pikë, ndërsa Skënderbeu me heqjen e 3 pikëve do të mbante vendin e dytë por me 17 pikë, ndërsa Partizani do të largohej 3 pikë nga kreu i Kukësit, pasi 3 pikëshi i fitores 4-0 me vlonjatët do të hiqej dhe do të kishte 16 pikë në klasifikim.

Vllaznia nga ana e saj nga pikët e barabarta që ka me Luftëtarin do të zbriste në kuotën e 8 pikëve, duke u shkëputur 3 pikë nga gjirokastritët dhe duke u parakaluar nga Laçi, që falë një barazimi me vlonjatët do të kishte 9 pikë në renditje.

Teuta ndërkohë do të kishte 7 pikë, duke parë Korabin e vendit të fundit jo më 3 pikë pas por 2 pikë mbrapa. Gjithsesi durrsakët do të ishin jashtë zonës së ftohtë, pasi më rënien e Flamurtarit skuadrat që do të rrëzoheshin nga Kategoria Superiore do të reduktohen në 1. /minuta90.com/

Renditja e Superiores në rast rrëzimi të Flamurtari

1) Kukësi          19 pikë

2) Skënderbeu   17 pikë

3) Partizani        16 pikë

4) Tirana           14 pikë

5) Luftëtari        11 pikë

6) Laçi               9 pikë

7) Vllaznia         8 pikë

8) Teuta            7 pikë

9) Korabi          5 pikë

S'KA KOMENTE

Comments are closed.