Flamurtari rrezikon ti hiqen 6 pikë të tjera, Idrizi pranë largimit

0
SHPËRNDAJE

Superiorja / Flamurtarit rrezikohet t’i hiqen gjashtë pikë nga tabela e klasifikimit, pasi duhet të shlyejë borxhin prej rreth 45 mijë eurosh ndaj ish-trajnerit Ernest Gjoka.

FSHF i ka lënë një afat prej 21 ditësh klubit vlonjat për të paguar, por administratori Idrizi e ka vendosur të mos e shlyejë Gjokën.

Dje ai ka folur sërish dhe nuk ka ndërmend të paguajë, pasi asnjë shpenzim nuk i njihet.

Sa i takon çështjes “Gjoka”, Idrizi ka argumentuar se trajneri ka një kontratë me Shpëtim Gjikën, që në atë periudhë nuk mund të firmoste, pasi administrator ishte Geri Çipi.

Administratori aktual i klubit vlonjat kërkon që këtë çështje ta zgjidhë pikërisht Gjika, madje Idizi tregon se ka dy rrugë:

“Ose Gjika të shkojë në Prokurori për ato që ka paguar apo detyrimet që janë ende pa u mbyllur, ose mua të më thonë faleminderit e të largohem. Nuk dua asgjë nga ato çfarë kam hedhur deri më tani. Kështu nuk vazhdohet. Nuk paguaj dhe çështjen nuk e dërgoj në ÇAS”, ka thënë ndër të tjera Idrizi para medieve.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.