Flamurtari shpërdoron dhe paguan, Skënderbeu rikthehet për titull

0
SHPËRNDAJE

Skënderbeu rigjen buzëqeshjen pas humbjes me Partizanin dhe këtë e bën duke mposhtur Flamurtarin në Vlorë. Suadra korçare triumfoi 1-0, duke arkëtuar tri pikë të çmuara në garën për titullin kampion.

Pas një pjese të parë të barabartë por me pak raste të rrezikshme, sfidën e javës së 28-të të Kategorisë Superiore e zhbllokoi goli i mesfushorit Liridon Latifi tre minuta pas pushimit.

Prej këtij momenti skuadra vendase e Flamurtarit u hodh në sulm dhe krijoi raste për shënim njëri pas tjetrit, por nuk mundi të finalizonte.

Kështu Skënderbeu shkon në 53 pikë, duke u afruar -3 nga Kukësi që dje u ndal në barazim dhe -5 nga Partizani kryesues. Ndërkohë që vlonjatët mbeten të parafundit në kuotën 25, tri më pak se Laçi me të cilin duket se do ta kenë betejën për mbijetesë. /minuta90.com/

Flamurtari-Skënderbeu 0-1

Goli: Latifi 48’

Flamurtari (4-3-3): Halili, Jakovljeviç, Leal, Veliu, Mersini, Shkodra, Telushi, Neziraj (Hyseni 70’), Fazliu (Lynneeker 72’), Alves, Busiç (në dispozicion: Frashëri, Beqaj, Kuqi, Dushku, Shehaj) Tr: Shpëtim Duro

Skënderbeu (4-3-3): Shehi, Radas, Jashanica, Osmani, Mici, Gavazaj (Gripshi 73’), Orelesi, Muzaka (Nimaga 64’), Adeniyi (Malaj 86’), Latifi, Salihi (në dispozicion: Teqja, Predescu, Fukui, Ogunjimi) Tr: Ilir Daja

Gjyqtarë: Eldorjan Hamiti

Kartonë të verdhë: Neziraj 42’, Fazliu 45’, Telushi 55’, Leal 65’ / Mici 72’

S'KA KOMENTE

Comments are closed.