Flamurtari/ Sinan Idrizi: Një grup i korruptuar na vendos gjoba

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Sinan Idrizi prej kohësh flet për informalitetin në futbollin tonë, por deri më tani nuk është se po marrin zgjidhje këto problematika.

Kontratat e dyfishta janë denoncuar nga administratori i vlonjatëve, që nga ana tjetër i ka kërkuar FSHF-së të njohë detyrimet e paguajtura në shtet, pasi në gjyqet e bëra në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve nuk njihen.

Së fundmi është humbur një tjetër gjyq me trajnerin Erneset Gjoka, të cilit i detyrohen edhe 26 mijë euro të tjera. Idrizi ka theksuar në “Panorama Sport” se janë paguar 22 mijë euro taksa dhe 4 mijë euro gjobë që nuk njihen, ndërkoëh që tani duhet të paguajë edhe 26 mijë euro të tjera. Ai akuzon drejtpërdrejt Dhomën Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve.

Sinan Idrizi

“Nuk ka detyrime Flamurtari, por kjo është një gjobvënie e radhës. Pranë FSHF-së është instaluar një rreth vicioz me disa gjobëvënës që duan të marrin atë punë që nuk kanë bërë, atë djersë që nuk kanë derdhur”.

“Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve janë një grup grabitësish dhe të korruptuarish. Nuk njohin më shtet në këtë vend. Ky thotë mos paguaj tatime, se unë e prish sistemin”, ka thënë ndër të tjera Idrizi, që ka theksuar do ta dërgojë çështjen në Prokurori.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU