Flamurtari, Sinan Idrizi pranë skuadrës

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Sinan Idrizi dhe Lena
Sinan Idrizi dhe Lena

Ardhja nga Turqia e administratorit të Flamurtarit Sinan Idrizi, ka ngrohur lojtarët e Flamurtarit. Prania e tij tregon qartë interesimin për skuadrën në një moment delikat përpara sfidës decisive ndaj Vllaznisë. Një arritje e suksesit në këtë përballje ndaj një rivali për mbijetesë do të thonte shumë për vlonjatët. Këtë gjë e di mirë trajneri Ramadani dhe të besuarit e tij, të cilët gjatë seancave stërvitore kanë qenë të impenjuar maksimalisht. Edhe në fushën e blertë pritet të jenë të tillë, por sigurisht që të arrish një fitore në Shkodër duhet të djerësitësh shumë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.