Flamurtari, sulmi evidentohet si “thembra e Akilit”

0
SHPËRNDAJE

Kanë dy ndeshje në drejtimin e trajnerit Shpëtim Duro, që dominojnë kundërshtarin, por ende se kanë gjetur rrugën e  fitores. Në fakt të shohësh ndeshjet si ndaj Teutës dhe Tiranës, vlonjatët kanë probleme në repartin sulmues. Mungesa e Bushic ka qenë fatale. Ndërkohë që Alvesh edhe në kohët e tij më të mira ka patur probleme me golin, por spostimi pas shpinës së sulmuesit të parë ka ndikuar në nuhatjen e tij përpara portave kundërshtare. Braziliani ka kohë që luan në një pozicion më të tërhequr dhe tashmë kur është nevoja që ai të jetë në vijën e parë të sulmit, Alvesh po stonon.

Gjithsesi, rikthimi i Bushicit mbase titullar ndaj Kukësit që këtë javë do të sjellë rrezikshmërin e duhur tek ekipi i Duros.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.