Flamurtari, sulmi “top”, mbrojtja fut “ujë”

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Ekipi i Flamurtarit më në fund duket se ka zgjidhur edhe problemin e sulmit për sezonin e ri. Duket se dyshja që ka krijuar skuadra vlonjate Buval-Tskhadadze po merren vesh më së miri mes tyre dhe gjithashtu premtojnë mjaft gola në këtë edicion të Superligës. Në miqësoren e djeshme të fituar ndaj Bylisit me rezultatin 2-1, ku autorë të golave ishin të dy sulmuesit e huaj, u pa qartë edhe potenciali i tyre. Jo vetëm që realizuan gola në këtë miqësore, por me shumë mundësi dyshja e sulmit vlonjat do të jetë e frikshme këtë sezon.
image
Buval ka treguar se është një sulmues me potencial dhe se ka filluar të ambjentohet mjaft mirë në Shqipëri, por ndërkohë edhe sulmuesi gjeorgjian Tskhadadze duket një lojtar me kualitet. Gjithashtu edhe afrimi i Mario Morinës, që duket i sigurt tek Flamurtari, do të bëjë që ky repart të funksionojë vërtet shum mirë.

Pavarësisht se gjërat shkojnë mirë në ofensivë, duket se në prapavijë Flamurtari çalon disi. Mbrojtja vlonate ka probleme pasi Debatik Curri do të mungojë për një periudhë të gjatë dhe kjo gjë ka vënë në vështirësi trajnerin Levi. Edhe afrimi i Arian Shetës që do të zëvëndësonte mbrojtësin nga Kosova është komplikuar disi.
image
Pavarësisht se ai firmosi një kontratë me ekipin e Flamurtarit, transferimi i tij duket se ka hasur probleme pas përplasjeve me ekipin e Teutës ku mbrojtësi më parë kishte arritur një marrëveshje morale me drejtuesit e skuadrës durrsake. Presidenti Idrizi i’a ka bërë të qartë lojtarit se duhet të zgjidhë edhe problemet me Teutën përpara se të kalojë zyrtarisht tek ekipi vlonjat. Një opsion tjetër është edhe afrimi i një mbrojtësi tjetër ku në listën e dëshirave është edhe mbrojtësi Renato Malota.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.