Flamurtari tani do… pikët

0
SHPËRNDAJE

15129630_1260535150688671_3817223968952940125_oNëntori me diell në Vlorë ka larguar edhe retë e zeza nga Flamurtari. Në skuadrën kuqezi janë në festë, pasi klubi derdhi në llogaritë bankare të lojtarëve pagat e prapambetura të pesë muajve, si edhe 10 për qind më tepër për çdo muaj vonesë.

Pasi ka arritur marrëveshjen me lojtarët që e kishin paditur dhe vlonjatët kishin detyrime ndaj tyre, te Flamurtari janë gati për hapin tjetër.

Rikuperimi i 6 pikëve të hequra në renditje mbetet sfida e radhës për skuadrën. Me kualitetin që kuqezinjtë zotërojnë, stabiliteti financiar mjafton për t’u përqendruar vetëm te futbolli dhe për të mbyllur një tjetër sezon që nisi me ambicie të mëdha, por ku vlonjatëve më parë u duhet të sigurojnë mbijetesën në elitë.

FIFA deri në këto momente nuk ia ka kthyer pikët asnjë ekipi në raste të ngjashme, por Disiplina jonë ia ka dalë të na habisë të gjithëve me vendimet e saj, ndaj duhet pritur. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.