Flamurtari tani jo më “refugjat”

0
SHPËRNDAJE

imageSuperiorja/ Nuk kanë asnjë pikë në tabelën e klasifikimit dhe tashmë janë të etur më shumë se kurrë. Bëhet fjalë për skuadrën vlonjate të Flamurtarit e cila nën drejtimin e trajnerit Stanislav Levi është mundur në ndeshjen e parë ndaj Teutws me një lojë të vakët ku dukej një skuadër anemike. Ndërkohë që në ndeshjen e dytë dukej një tjetër ekip me shpirt të lartë sakrifice, por që në minutat e fundit një 11-metërsh i Xhevahir Sukajt i uli me këmbë në tokë sërisht kuqezinjtë. Ndeshja premierë ndaj durrsakëve të Gugash Maganit, është luajtur në fushë asnjëanëse në Fier, tashmë tapeti i stadiumit të Vlorës është gati. Trajneri Levi dhe të besuarit e tij kanë mundësi shumë të mirë të “korrin” dy fitore përballë sportëdashësve vlonjtë. Ndeshja e javë së tretë është ndaj Laçit, dhe më pas sërisht në “shtëpi ndaj Vllaznisë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.