Flamurtari tenton Prognin

0
SHPËRNDAJE

Shpëtim Gjika dhe Gerhard Progni, kur ky i fundit luante për Flamurtarin
Shpëtim Gjika dhe Gerhard Progni, kur ky i fundit luante për Flamurtarin

Superiorja/ Pas zyrtarizimit të trajnerit Çek, Stanislav Levy, tek Flamurtari kanë filluar të mendojnë edhe për formimin e grupit të lojtarëve që ekipi do të ketë në përbërje. Në Vlorë këtë sezon kanë si synim vetëm titullin kampion, dhe për këtë gjë trajneri Levy ka kërkuar në skuadër lojtarë cilësorë për sezonin e ri. Emri më i fundit që ka dalë te vlonjatët është ai i mesfushorit të Skënderbeut Gerhard Progni. Mesfushorit tropojan i skadon kontrata me Skënderbeun pas Kupave të Europës, dhe më pas do të jetë lojtar i lirë, për të vazhduar karrierën e tij te cilado skuadër që mund të kërkojë shërbimet e tij. Trajneri Levy e sheh mesfushorin Progni si një lojtar të nevojshëm për planet e tij, ndaj dhe midis klubit të Flamurtarit dhe Gerhard Prognit kanë nisur kontaktet e para. Mësohet se presidenti Idrizi do të tentojë të marrë në skuadër mesfushorin e Skënderbeut, i cili vlerësohet si ndër më të mirët në rolin tij në Shqipëri. Progni mund të transferohet në Vlorë pas ndeshjeve që ekipi i tij aktual, Skënderbeu, do të luajë në kupat e europës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.