Flamurtari – Tërbuni 1-1/ Pukjanët “bëjnë të qajë” edhe Flamurtarin

0
SHPËRNDAJE


Flamurtari – Tërbuni 1-1

Shënues: Lacoste 60′, / Lala 79′

Flamurtari: Lika, Krasniqi, Lacoste, Pashaj, Idrizaj, Caniggia, Telushi, Hoxha, Da Silva, Shehaj. Trajner: Z.Ramadani

Tërbuni: Haxho, Fangaj, Borshi, Danaj, Tasic, Dedin, Gavazaj, Tushe, H.Marku, Lala, Jovanovic. Trajner: V.Gjoni


 

Superiorja/ Flamurtari vazhdon të zhgënjej në kampionat teksa ditën e sotme ka zhgënjyer të marrë një fitore e cila do të ishte shumë e vlefshme në luftën për mbijetesë. Skuadra vlonjate barazoi 1-1 ndaj Tërbunit të vendit të fundit në fushën e saj. Skuadra e Tërbunit tregoi edhe njëherë se mbetet një kockë e fortë për të gjithë kundërshtarët e saj, ku pas Partizanit ndal edhe Flamurtarin. Vlonjatët tashmë ndodhen në krizë rezultatesh teksa ndodhet vetëm 1 pikë larg rënies nga kategoria.

imagePjesa e parë ka qenë shumë e vakët si lojë dhe pa shumë raste teksa Tërbuni i bën rezistencë përballë vlonjatëve që e kanë të vështirë të çajn mbrojtjen mike. Skuadra e Ramadanit do t’a mbyllte pjesën e parë pa asnjë rast të rrezikshëm teksa portieri Haxho, por edhe Lika bënë spektatorin në 45′ e para të kësaj ndeshje. Flamurtari dominon në kontrollin e topit, por vetëm kaq pasi rastet për gol mungojnë. Ndërkohë pukjanët mbrohen me forca të shumta duke mos lënë hapësira.

imageNdërkohë fraksioni i dytë i lojës nis më mirë për vendasit kuqezi, por nuk e kanë të lehtë të shkojnë drejt portës së Tërbunit. Pas disa tentativave në minutën e 60′ do të vinte edhe avantazhi i Flamurtarit. Idrizaj kroson në zonë një goditje këndi dhe aty mbrojtësi Lacoste godet saktë me kokë duke e dërguar topin në rrjetë. 1-0 dhe vlonjatët marrin frymë lirisht. Ndërkohë që Tërbuni nuk u dorëzua lehtë dhe u hodh totalisht në sulm për të barazuar ndeshjen. Këtë gjë do t’a bënte mjaft mirë Endri Lala i cili në minutën e 79′ do të barazonte shifrat. Pas një kundërsulmi të pukjanëve, Borshi kroson një top në zonë dhe aty Lala shënon duke barazuar shifrat. 1-1 dhe çdo gjë fillon nga e para. Deri në fund rezultati nuk do të ndryshonte dhe Tërbuni merr një pikë që ka vlerën e një fitoreje, ndërkohë Flamurtari humbet një shans të artë për t’u shkëputut nga fundi i renditjes.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.