Flamurtari/ Tifozët kundër “kapitenit”

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Te Flamurtari edhe kur duket se gjithçka po shkon mirë, nuk mund të mos lindë një problem dhe aktualisht çështja e kapitenit të skuadrës ka nxitur një debat.

Që në fund të muajit qershor, pati një deklaratë të “Flotës Kuq e Zi” në lidhje me mundësinë e gradimit të Franc Veliut si kapiten. Ultrasit janë kundër tij si kapiten dhe asokohe deklaronin:

“Pas humb kohësh po dalim me një deklaratë, për shkak të atyre gjërave që shkruhen në shtypin sportiv. Me çfarë kemi dëgjuar dh epo dëgjojmë, që pas ikjes se kapitenit Bruno Telushi, flitet se shiriti i kapitenit do i kalojë Franc Veliut. Ne si grupin nuk jemi dhe nuk kemi qenë dakord që shiriti t’i kalojë përsëri Veliut, nuk e duam kapiten. I bëjmë thirrje trajneri Duro ta shikojë mirë këtë çështje, pasi nuk do e lejojmë që shiriti të kalojë përsëri te Veliu dhe për këtë do ketë përgjegjësi vetë trajneri Shpëtim Duro. Nuk do lejojmë që kjo gjë të ndodhë”.

Së fundmi Veliu ka dhënë një intervistë në “Panorama Sport” ku flet në lidhje me kundërshtinë e tifozëve:

“Më vjen mirë që flitet emri im si kapiten i Flamurtarit. Ai shirit është përgjegjësi e madhe. Për reagimet e ndonjë tifozi nuk kam koment. Është normale të ketë edhe kundërshtim nga dy-tre tifozë. Gjithsesi unë jam më tepër i përqendruar më tepër në stërvitje se te çështja e shiritit”.

Kjo deklaratë si ka pëlqyer grupimit “Flota Kuq e Zi” që ka bërë një tjetër postim në faqen e vet zyrtare në “Facebook”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.