Flamurtari triumfon me Apoloninë

0
SHPËRNDAJE

imageSuperiorja/ Ekipi i Flamurtarit ka arritur që te mposhtë Apoloninë në një ndeshje të zhvilluar në Fier. Vlonjatët kanë qënë më superior se rivalët e tyre, megjithatë nuk kanë arritur dot të jenë të saktë para portës. Goli i vetëm për kuqezinjtë e drejtuar nga Levi u shënua në minutën e 75′ nga Bruno Telushi, i cili realizoi saktë një 11-metërsh. Nga ana e tij trajneri çek hodhi në fushë të gjithë lojtarët që kishte në dispozicion. Kjo ishte ndeshja e fundit miqësore për vlonjatët përpara fazës përgatitore, të cilën do t’a zhvillojnë në Slloveni.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.