Flamurtari ul pagat. Neziraj nuk pranon

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Superiorja / Flamurtari i këtij sezoni duket se do të jetë ndryshe, teksa në klubin vlonjat shpenzimet për pagat janë ulur ndjeshëm.

Me afrimin e Shpëtim Duros që në pjesën e dytë të sezonit të shkuar, u nis të mendohej edhe për ekipin që do të luajë sezonin e ardhshëm.

Lojtarët e afruar prej tij në merkato nuk janë “mbuluar në para”. Një pjesë kanë ardhur nga kampionati maqedonas, që në përgjithësi e ka nivelin e pagesave më të ulët se në Superiore.

Ata që kanë qëndruar kanë gjetur akordin, ndërkohë që klubi ka një ngërç me mesfushorin Haxhi Neziraj.

I afruar në janar, ish-mesfushori i Lucernës ka një pagë ta lartë dhe klubi tashmë është penduar. Duke qenë se është nën kontratë, vlonjatët nuk e largojnë dot Nezirajn.

Atij i është ofruar që të ulë pagën, por deri më tani nuk ka pranuar, çka do të thotë se Flamurtari duhet të gjejë mënyrën për të ndërprerë kontratën, ndryshe duhet ta respektojë atë deri në fund të sezonit të ardhshëm.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.