Flamurtari, vjen një tjetër ultimatum nga UEFA

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Flamurtari

Duket se sherri midis Lushtakut dhe Idrizit (futbollist) është mbyllur me kaq, ndaj lojtarëve mund të ketë edhe masa disiplinore, por ato s’janë bërë publike. Ndërkohë që në kampin vlonjat ka një tjetër debat. Ish-kryetari i Bahskisë Vlorë dhe president i Flamurtarit më parë ka kritikuar skuadrën pas humbjes ndaj Vllaznisë. Por këto fjal s’kanë tingëlluar mirë në veshin e adminstratorit aktual Sinan Idrizi, i cili në mediat e shkruara ka reaguar:idrizi

“Për humbjen në Shkodër s’kam shumë fjal, por më shumë dua të ndalem tek komentet pas saj. Nuk jam dakord me ish-presidentin Gjika dhe nuk më pëlqen reagimi i tij, sepse duhet të flas edhe për gjëra të tjera dhe jo vetëm për lojën. Në rradhë të parë Gjika duhet të kërkoj ndjesë për heqjen e 3 pikëve në renditje dhe të thotë arsyen pse i janë hequr këto pikë Flamurtarit. A e dini që Flamurtari rrezikon sërish? Më 5 Maj na skadon ultimatum për pagat e Rajovicit dhe nëse nuk pagujëm në kohë, na hiqen edhe 3 pikë. Ne do të paguajmë, për të evituar ndëshikimin e ri, po të jetë e qartë se detyrimet i taojnë bashkisë dhe atyre që kanë administruar klubin në të shkuarën.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.