Flamurtari zyrtarizon Nexhipin, nesër prezantimi

1
SHPËRNDAJE
Loading...

imageSuperiorja/ Tashmë është zyrtare, Nderim Nexhipi është lojtari më i ri i Flamurtarit. Këtë gjë e ka pohuar edhe faqa zyrtare e klubit vlonjat në Facebook. Prej kohësh flitej për transferimin e Nexhipit drejt kuqezinjve të Vlorës, por vetëm sot është arritur akordi përfundimtar. Pas polemikave të shumta me Sulejman Starovën, që nuk e kishte në planet e tij tek Partizani, shqiptaro-maqedonasi ka zgjedhur të largohet nga klubi i kuq pas plot dy sezonesh.

Ai tashmë do të jetë lojtar i Flamurtarit, dhe ditën e hënë në orën 13:00 do të bëhet edhe prezantimi i tij me fanellën kuqezi. Prezantimi i lojtarit do të kryhet në ambjentet e stadiumit “Flamurtari” të Vlorës.

1 KOMENT

Comments are closed.