Flamurtarit i kthehet mbrojtësi

0
SHPËRNDAJE

11111

Slavko Lukiç është rikthyer në Vlorë dhe sot është fotografuar pranë stadiumit “Flamurtari”.

Mbrojtësi, i transferuar te Flamurtari këtë verë, ka luajtur 5 ndeshje si titullar këtë sezon, por nuk luan prej më shumë se një muaji, pas një dëmtimi pësuar në ndeshjen kundër Tiranës.

Që atëherë ka pasur edhe aludime mediatike se Lukiç do të largohet, për shkak të problemit të pagave të vonuara, ndërsa ditët e fundit është thënë se futbollisti ka ikur në Serbi.

Gjithsesi, ai është shfaqur në Vlorë ditën e sotme dhe pritet të nisë stërvitjen, një sinjal se ndoshta situata po shkon drejt normalizimit. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.