Flamurtarit i rikthehen 4 për sfidën decizive ndaj Tiranës

0
SHPËRNDAJE

Superiorja / Flamurtari luan këtë javë në transfertë me Tiranën, një ndeshje shumë e rëndësishme për vlonjatët, që aktualisht renditen në vendin e parafundit në tabelën e klasifikimit.

Në këtë ndeshje për trajnerin Duro ka lajme të mira, pasi grupi do të jetë më i plotë pas rikuperimit të disa prej lojtarëve.

Donjet Shkodra, Milosh Rniç dhe Ardit Shehaj janë gati dhe për aktivizimin e tyre do të vendosë stafi teknik. Veç tyre, edhe Ilir Berisha do të jetë gati, çka e plotëson skuadrën vlonjate para sfidës me Tiranën në kryeqytet.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.