Flamutari, blerje dhe fushë të re

0
SHPËRNDAJE
Loading...

imageSuperiorja/ Duket se ekipi pretendent po merr formë tek Flamurtari. Pas afrimit të disa lojtarëve vërtet cilësorë, tani si përforcim vjen një tjetër mbrojtës. Bëhet fjalë për një mbrojtës të kombëtares së Gjeorgjisë, i cili është lojtari më i fundit qe vihet nën urdhërat e trajnerit Levi. Ai është George Popkhadze, 28 vjeç, dhe shihet si një mbrojtës që mund të plotësojë kërkesat e vlonjatëve në prapavijë.
image
Popkhadze mësohet se ka mbërritur në Vlorë për të konkretizuar marrëveshjen, ku dihet që fjalën e fundit do t’a thotë trajneri Levi pasi të bindet për aftësitë e lojtarit. George Popkhadze është njohje e vjetër e kuqezinjve vlonjatë, pasi në sezonin e kaluar ai ka qënë kundërshtar i tyre në turin e parë të Europa League ku aktivizohej me ekipin e Sionit të Bolsinit.

Gjithashtu një tjetër lajm i mirë për vlonjatët. Stadiumi Flamurtari është bërë me fushë të re. Kjo gjë vjen në program të presidencës vlonjate, e cila ka shpenzuar shumë për të ndërtuar ambjente bashkohore në stadium. Një investim i mirë ky, pasi dihet që fusha e vjetër e stadiumit ishte katandisur si mos më keq.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.